Kurti në Britani të Madhe, takoi deputetët e Partisë Laburiste

17 tetor 2019 | 11:54

Dje në Parlamentin Britanik në Londër është shtruar një darkë nga Grupi i Miqësisë me Kosovën në përbërje nga John Grogan deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers deputet i Partisë Konservatore për nder të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të deputeteve Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci.

Në darkë kanë marrë pjesë edhe Alex Sobel, deputet i Partisë Laburiste, Nick Dakin, deputet i Partisë Laburiste, Earl of Sandëich John Montag dhe Lordi Dykes.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore janë shkëmbyer mendime e ide rreth situatës socioekonomike, politike e rajonale, si dhe për prioritetet e qeverisë Kurti.

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje po qëndron për vizitë dyditore në Britani të Madhe.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, Mabetex Prishtina ka…