Kurti në Kaçanik premton një të punësuar për çdo familje që është në skemë sociale

02 tetor 2019 | 16:33

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Kaçanik se pas 6 tetorit do të thyhet krimi, papunësia dhe varfëria.

Në tubimin elektoral në Kaçanik, Kurti ka premtuar që përmes punësimit sezonal do të punësojnë nga një anëtarë të çdo familje, që janë në skemën sociale.

Duke aluduar në fitoren e subjektit që ai e udhëheq, Kurti para kaçanikasve ka deklaruar se populli i Kosovës nuk e ka pasur asnjëherë më të vështirë gjendjen ekonomike sesa tani, porse ka thënë se nuk e ka pasur asnjëherë më të lehtë ndryshimin.

Në Kaçanik, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër ka premtuar se do të rrisin prodhimin dhe do të mbrojnë konsumatorin.

Duke shpalosur premtimet e Lëvizjes për qytetarët e Kosovës, ai ka thënë se është koha e ligjeve dhe masave.

Kurse kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në Kuvendin e Kosovës, Vlera Gjakova, ka thënë se gratë dhe vajzat do të nisin emancipimin e tyre kur të dalin dhe të votojnë për numrin 126. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetimet mbi një rast evazioni fiskal në Afrikën e Jugut…