Kurti: Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja

25 maj 2020 | 14:34

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar se ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashtohen zgjedhjet.

“Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet. Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Kurti ka kërkuar të mbahen zgjedhjet, duke treguar edhe vendet që do të mbajnë zgjedhjet pavarësisht pandemisë me Covid-19.

Postimi i plotë i Kurtit:

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja.

Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë.

Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht. (L.G/ Epoka e re)

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjetSot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars…

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 25 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e koshave të plehrave e ka shndërruar shtratin e…