Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje

07 dhjetor 2019 | 20:31

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e koalicionit qeverisës, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ai ka thënë se VV-së do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhje të reja, pasi pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por ai ka porositur se ky nuk është qëllimi i LVV-së.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, ka thënë Kurti në RTK.

Kurti ka bërë me dije se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin. Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkushtimi i Hasan Prishtinës për të ndërtuar një shtet me fuqi vendimmarrëse…