Kurti sot mban mbledhje të Qeverisë

26 shkurt 2020 | 23:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur për sot në orën 16:00 të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të Qeverisë.

Sipas kësaj komunikate, kryeministri Kurti para mbledhjes do të ketë edhe dy takime tjera.

“Në orën 08:40, Kurti në zyrën e tij pritet ta takojë, Komandantin e KFOR-it, Michael Risi dhe  në ora 10:00 pret zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka shpërthyer sonte pranë ambulantes dhe shkollës fillore…