Zjarr pranë ambulantes dhe shkollës fillore në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

26 shkurt 2020 | 23:34

Një zjarr ka shpërthyer sonte pranë ambulantes dhe shkollës fillore në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Siç shihet në fotot e dërguara nga një qytetar, në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit, të cilët janë duke e fikur zjarrin, i cili ka përfshirë barishtet që gjenden përreth kësaj hapësire.

Nuk dihen shkaqet që kanë quar në ndezjen e zjarrit, por temperaturat e ngrohta që kanë përfshi vendin tonë në stinën dimërore, kanë bërë që barishtet të jenë një potencial për zjarrin, njofton KP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Hoxha, djali i Enver dhe Nexhmije Hoxhës ka dhënë…