Kurti: Opozita me qasje populiste si të Le Penit

23 qershor 2022 | 13:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë gjithë seancës së Kuvendit i ka thënë opozitës se është duke e përdorur diskursin e ekstremistes së djathtës franceze, Marie Le Pen.

Kurti politikanen opozitare franceze e ka përmendur teksa ka kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Kjo është retorika e Le Penit, çmimet, shtrenjtimit, pa e shikuar fare strukturën ekonomike, financën publike apo planet zhvillimore”, ka thënë Kurti.

Atij i është kundërpërgjigjur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila i ka thënë Kurtit “se ai ka komoditet të merret me filozofi”.

“Unë po merrem me Muratin në Skenderaj, Gencin në Gjilan, Teutën në Prishtinë, e jo me Le Penin”, ka thënë Musliu.

Por, Kurti vazhdimisht ka këmbëngulur se “retorika e opozitës është populiste”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi me burgim të përjetshëm…