Kurti, opozitës: Në kohën tuaj Daçiqi dhe Vuçiqi vraponin të nënshkruanin me ju, tash po ikin

23 mars 2023 | 13:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar opozitën që po përdorë terme që nuk janë në planin e BE-së dhe në aneksin për zbatim.

Ai ka thënë se dikur Vuçiqi dhe Daçiqi vraponin për t’i nënshkruar marrëveshjet me ta.

Sipas tij, ata sot po ikin nga nënshkrimi me të.

“Ata tash po ikin prej nënshkrimit të kësaj marrëveshje bazë, a dikur vraponin për të nënshkrua me juve. Pra, nga vrapimi për të nënshkruar me juve, kemi ardhur në fazën po ikin prej meje sepse nuk duan të nënshkruajnë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kryetari i PDK-së po përmend terme që nuk ekzistojnë.

“Këtu u tha nga deputeti Krasniqi se vetëmenaxhim është vetëvendosje. Nuk është e vërtet. Vetëmenaxhimi jo që nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetëqeverisje, nuk është as vetëmenaxhim. Jo vetëm nominalisht e fonetikisht, por edhe sematikisht”, ka thënë ai.

Sipas tij, termet që po i përmend opozita nuk po i përmend as Serbia.

“U tha autonomi territoriale, me tutje u tha autonomi politike. U tha eksterritorialitet fetar në këtë marrëveshje. As Serbia nuk po thotë kështu. Pse po e çoni terminologjinë, konceptet në kuptim edhe më të skajshëm se vet Serbia”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Albin…