Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Është granti më i madh në historinë e Kosovës së çliruar

31 korrik 2022 | 13:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me marrëveshjen që është nënshkruar me MCC-në.

Kurti ka theksuar se me arritjen e kësaj marrëveshje janë thelluar edhe më shumë marrëdhëniet me ShBA-në.

“Deri më tani qytetarët e Kosovës kanë përjetuar kriza energjetike të vazhdueshme. Me nënshkrimin e marrëveshjes së Programit Kompakt për sektorin e energjisë, qeveria jo vetëm që i ka thelluar marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor Perëndimor, konkretisht ka filluar punën  për transformimin e sektorit energjetik duke pasur për bazë pavarësinë energjike”.

“Në Uashington DC nënshkruam marrëveshjen me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit janë pajtuar t’i japin Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarë. Ky është granti më i madh në histori të Kosovës së çliruar”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media…