Kurti: Pesë javë na ndajnë nga dita e fitores

31 gusht 2019 | 20:28

Dhjetëra studentë, absolvent të mjekësisë së përgjithshme, bachelor të shkencave kompjuterike dhe ekonomisë, sportistë, punëtorë dhe veprimtarë nga mërgata, iu bashkuan të shtunën Lëvizjes Vetëvendosjenë Gjilan.

Në prani të kryetarit Albin Kurti, kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan, Nevzad Isufi, së bashku me anëtaren e kryesisë dhe asambleisten Arbëreshë Kryeziun, uruan mirëseardhjen për anëtarët më të rinj në Gjilan duke nënvizuar se ky bashkim i përditshëm i qytetarëve me Lëvizjen po e përafron fitoren e 6 tetorit.

Pas anëtarësimeve, në tubimin e mbajtur me strukturat e gjera të organizatës në Gjilan, lideri i LV-së Albin Kurti, ka thënë se pesë javë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, nga dita e fitores aq shumë të nevojshme për qytetarët e Republikës.

“Ndryshimi me datë 6 tetor do të jetë në formë referendumi ngase dalja do të jetë masive, vota e plotë dhe fitorja e madhe”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se bashkatdhetarët që nuk kanë nënshtetësi të Kosovës duhet të regjistrohen si votues deri më datë 10 shtator, kur është edhe afati i fundit për regjistrim.

Në lidhje me koalicionin me LDK-në, ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë gjithçka çfarë është e mundshme për një bashkëpunim parazgjedhor dhe se tash i ka mbetur vetëm të fitojë në zgjedhje.

Pas këtij tubimi me struktura, Albin Kurti takoi edhe studentë nga fusha e kimisë, biologjisë dhe teknologjisë ushqimore me të cilët foli për rëndësinë e këtyre drejtimeve për ekonominë e vendit, si dhe për rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me ekonominë, që do të ndodhë me qeverisjen e re të Lëvizjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e hyrjes në muajin e shenjtë, Muharrem, kryeministri…