Kurti pjesëmarrës në varrimin e Papa Françeskut, bashkë me Osmanin bënë homazhe pranë arkivolit

26 prill 2025 | 18:53

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë kryesore mortore të Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Kryeministria bën të ditur se Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, bënë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut.

“Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë”.

“Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit”, thuhet në njoftimin për media.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen…