Kurti po i mashtron partnerët

22 shkurt 2024 | 08:36

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës takohet çdo javë me kryeministrin e Kosovës, kushdo qoftë në këtë post.

Sipas tij, në këto takime Kurti po i mashtron ata.

“Në të gjitha këto takime se di çka diskutohet, por në takimet që ne i kemi pasur e kemi informuar për çdo vendime. Në raport me Kurtin duket se në takim po i mashtron partnerët tanë, papritmas po merr vendime që ata po i zë në befasi totalisht të pa informuar”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se kur do që mbahen zgjedhjet janë në interes për Kosovën, por shqetësimi kryesor për të, thotë se mbetet koha pas zgjedhjeve.

”Zgjedhjet kur do që mbahen janë në interes të Kosovës, kur do që mbahen zgjedhjet në mënyrën që une e shohë do jetë jetike që opozita të bashkohet, jo të bashkohet në një listë të përbashkët jo të ketë ndonjë platfromë ku shënohen marrëveshje e bashkohen tri parti politike, po të ketë një bashkim tematik përmbajtsor ta kem një alternativë programore se çka mendojmë ne që të bëjmë me këtë vend, për mua shqetësim është se çka pas zgjedhjeve”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se si opozitë janë të shqetësuar për raportet e Kosovës me SHBA-të.

”Ne mbi të gjitha na shqetëson me të madhe kur shohim se partnerët tanë ndërkombëtarë në veçanti me SHBA-të, kur para krejt botës i shprehin shqetësimet, zhgenjimet e tyre në raport me Kosovës, kam udhëtuar këto javë edhe jo rrallë më kanë thënë evropianët çfarë problemi keni me amerikanët”, tha Hoxhaj. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se…