Kurti: Po, unë do të jem kryeministri i ardhshëm i Kosovës!

04 shkurt 2019 | 23:18

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, zgjodhi studion e emisionit “A Show” në News 24 për të komentuar politikën andej dhe këtej kufirit me Kosovën.

Kur u pyet se a do të arrijë të bëhet kryeministër i ardhshëm, në zgjedhjet që vijnë, Kurti u përgjigj:

“Po. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë këtë vit. Kam qenë i nominuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. Kam fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Arsyeja pse nuk ka zgjedhje, dihet fituesi – Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesit e Premier League brenda dy javëve kanë shpërdoruar një…