Kurti pranon letër urim nga kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës

04 maj 2021 | 10:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Prayut Chan-ocha, gjeneral në pension, i cili ia ka shprehur urimet më të sinqerta e më të mira për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Mbretërisë​së Tajlandës, Gjeneral Prayut Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë.

Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur fjalën përmbyllëse në…