Kurti pret në takim listën e iniciativës së përbashkët qytetare “Mitrovica”

22 gusht 2021 | 15:45

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur të dielën në takim listën e iniciativës së përbashkët qytetare “Mitrovica”.

Sipas një njoftimi të LV-së, Kurti ka përgëzuar pjesëtarët e kësaj liste për bashkimin përtej dallimeve jo vetëm partiake në shërbim të interesit qytetar, duke shprehur kështu nevojën e madhe që të përforcohet pozita e komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera joserbe në atë zonë.

“Kandidati për kryetar të Komunës veriore të Mitrovicës Erden Atiq dhe bartësi i listës Skënder Sadiku duke njoftuar për iniciativën e asaj ane kërkuan përkrahje nga kryetari Kurti sepse, siç u shprehën ata, kjo është hera e parë e një formati të tillë të organizimit, pra të gjitha partitë shqiptare, shoqëria civile dhe Vakati së bashku për një qeverisje lokale ndryshe”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për ndërtimin e…