Kurti pret që zgjedhjet të mbahen në korrik

05 mars 2024 | 08:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kryeministri Albin Kurti e di tashmë që vendi do të shkojë në zgjedhje.

Madje, sipas tij, është kërkesë e Kurtit që zgjedhjet të mbahen në korrik për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.

“Kryeministri e di që ka me hy në zgjedhje këtë vit. Beteja e kryeministrit të Kosovës, ashtu siç ka qenë e Vuçiqit, është për me çliru Kosovën dhe ky për me ndryshu gjendjen, me ba të fuqishme me fjalë. Dhe me i marrë votat. Kjo është. Eshtë kërkesa e tij që me i bë zgjedhjet në korrik kur është diaspora këtu”, tha Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

I pyetur se a ka informacione se kryeministri Kurti ka kërkuar një gjë të tillë, Haliti tha “ata se thojnë, po ne që marrim vesh në lojërat politike dhe në lojërat elektorale, sepse edhe ato janë një farë strategjie që duhet me ndërtu për me i fitu zgjedhjet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.…