Kurti prezanton para deputetëve programin qeverisës

03 shkurt 2020 | 11:58

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar një pjesë të programit qeverisës.

Kurti ka bërë me dije programi qeverisë do të publikohet në ueb-faqen e qeverisë.

Ai ka thënë se programi qeverisë adreson secilën fushë dhe prekë secilin qytetarë. Kurti ka premtuar kursimin e parasë publike dhe depolitizimin e organeve të pavarura.

Më tutje, Kurti ka thënë se do ta formojnë fondin sovran si dhe do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ai ka thënë se do ta rishikojnë edhe misionin e jashtëm diplomatikë. Kurti është zotuar se do t’i mbrojë të drejtat e punëtorëve. Në këtë kontekst, ai ka thënë se do ta rrisin numrin në 400 të inspektorëve të punës.

Kurti para deputetëve të Kuvendit, ka folur edhe për drejtësinë dhe sigurinë. Ai ka thënë se do ta ndalojnë dhe luftojnë korrupsionin në institucione.

Kurti ka premtuar vetting në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë. Albin Kurti ka thënë se do ta padisin Serbinë për krimet e bëra në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh ka filluar seanca plenare e Kuvendit të…