Kurti publikon foto me djalin e heroit Enver Zymeri

27 korrik 2023 | 12:07

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, kanë vendosur dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë.

“Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim. Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me mbi 30 minuta…