Kurti: Qeveria jonë e përkushtuar për reformë të thellë në shëndetësi

20 janar 2024 | 13:08

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e saj në Facebook duke cituar liderin e tyre, Albin Kurti, njiherit kryeministër i vendit, ka shkruar se për më pak se tre vite në qeveri, janë realizuar tri shërbime të reja në Klinikën e Stomatologjisë.

Kurti citohet të ketë thënë se Qeveria që udhëheq ai është e përkushtuar për reformë në sistemin e shëndetësisë në vend.

“Qeveria e jonë mbetet e përkushtuar në reformë të thellë në shëndetësi dhe rritje të numrit dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet publike shëndetësore”, citon, VV të ketë thënë kryeministri Kurti.

Postimi i Vetëvendosjes:

Për më pak se një vit, tri shërbime të reja në Klinikën e Stomatologjisë

Nga dje, pacientët që kanë nevojë për Implante Stomatologjike këtë shërbim mund ta marrin në sistemin tonë publik, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky shërbim që deri dje kryhej vetëm në sektorin privat, tash me pritje minimale dhe me çmim të përballueshëm do të mund të kryhet në sistemin publik, njoftuan ministri Vitia dhe Kryeministri Kurti që dje ishin për vizitë në këtë klinikë.

“Brenda më pak se një viti, në këtë klinikë ka filluar ofrimi i tri shërbimeve të reja: protezat fikse, oksiduli i azotit dhe tash ai i implantologjisë. Qeveria e jonë mbetet e përkushtuar në reformë të thellë në shëndetësi dhe rritje të numrit dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet publike shëndetësore”, tha Kryeministri, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura bore në zonat…