Kurti: Qosja frymëzoi breza studentësh, i dha guxim dhe zë protestave

24 prill 2026 | 12:39

Në mbledhjen e komemrorative të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se akademik Rexhep Qosja ka mbrojtur vazhdimisht rëndësinë e kulturës si bazë të vetëdijes kombëtare dhe si instrument për emancipim shoqëror, duke ndikuar, sipas tij, në formimin intelektual të brezave të tërë në hapësirën shqiptare.

Kurti ka thënë se Rexhep Qosja ishte modeli i intelektualit publik, dhe puna e tij shkencore ishte e pandarë nga angazhimi për identitetin kombëtar, shtetësinë e Kosovës dhe bashkimin shqiptar.

“Studimet e tij për rilindasit, sidomos vepra ‘Porosia e madhe’, kushtuar poetit tonë kombëtar, Naim Frashëri, apo studimet për Asdrenin e të tjera, ndihmuan shumë në formimin kombëtar të shqiptarëve, nën ish-Jugosllavi”, ka thënë oi Kurti në mbledhjen komemorative  të organizuar nga AShAK-u, me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Sipas Kurtit, studimet e Rexhep Qosjes dhe të kolegëve të tij, për gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin shqiptar, përgatitën dy breza të shqiptarëve për përballjen politike dhe shoqërore që do të vinte në dekadat 1980 e më pas 1990, për mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit kombëtar.

“Kur nisi shpërbërja e Jugosllavisë, dhe u shtua shtypja mbi shqiptarët, Rexhep Qosja u bë zëri më i spikatur akademik e intelektual shqiptar. Ai denoncoi në shtypin jugosllav e ndërkombëtar gënjeshtrat e propagandën e atyre intelektualëve serb që do të shkruanin e përkrahnin memorandumin famkeq të akademisë serbe nga viti 1986, dhe që përgatitën terrenin për gjenocidet që Serbia do t’i ndërmerrte në vitet e ’90-a”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se  Qosja ishte bërë zëdhënësi i popullit të ndaluar. “Siç titullohet njëra prej veprave të tij të shumta, dhe kjo ishte një përmbledhje e polemikave të tij me intelektualët jugosllav të kohës”, ka thënë ai.

Kurti është shprehur se Qosja ka frymëzuar breza studentësh dhe i ka dhënë guxim e zë drejtësisë së protestave studentore të vitit 1981. “Që u bënë edhe demonstrata gjithpopullore e madje posaçërisht kur dukej që vala e tyre kishte rënë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 24.04.2026* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…