“Kurti ra në grackën e Vuçiqit, ia përmirësoi pozicionin”

10 nëntor 2022 | 08:33

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Ardi Nurellari, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me veprimet e fundit ka rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se Vuçiqit i është përmirësuar pozicioni, pasi atij i është dhënë një pretekst për t’u dukur si paqebërës.

“Nga një Vuciq që ishte nën presionin ndërkombëtar për të siguruar sanksione ndaj Rusisë dhe kontrollin e veprimeve që bën Dodiku në Bosnje dhe Hercegovinë, tash e kemi një Vuciq i cili e ka përmirësuar pozicionin e tij pasi Perëndimi po i kërkon që të mos e radikalizojë veriun dhe do të duhet që tema e rikthimit të qytetarëve serbë të Kosovës të bëhet temë e dialogut, duke i dhënë një epërsi të panevojshme në diskutime”, është shprehur Nurellari në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se reagimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është shqetësues dhe i kuptueshëm, pasi sipas tij, tashmë janë vu në rrezik përpjekjet ndërkombëtare për shtrirjen e kontrollit në të gjithë territorin.

“Në këtë aspekt, ne jemi të shqetësuar, dhe kjo është arsyeja pse lideri i opozitës, Memli Krasniqi, dërgoi një letër dhe kërkoi takim, pikërisht për të kuptuar më mirë realitetin por edhe tu konsultuar sesi përballë këtij përmirësimi gjeopolitik të Serbisë duhet të reagojë Kosova”, është shprehur Nurellari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja ka deklaruar se nuk do t’i japë Ukrainës dronë…