Kurti: Se a kam qenë unë në UÇK, pyetni Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën

20 shtator 2021 | 11:52

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili e ka kritikuar për qëndrimet e qeverisë së tij për hapjen e arkivave të UÇK-së.

“Deklarata e UÇK-së është lënë jashtë Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës. Ju mund të keni dëshirë që të kem komplekse nga kjo punë, por për besë nuk kam. Mos u fshihni pas Preshevës që të kërkoni prej meje mos të sillem si shtet. Në ‘Kurti 1’ kemi ndarë fond 500 mijë euro. Çfarëdo dëmi që do të kenë nga zbatimi i masave qytetarët atje, ne do të gjejmë mënyra dhe mekanizma për t’i korrigjuar ato. Mos u brengosni as për këtë gjë”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti i është drejtuar deputetëve të PDK-së duke thënë që “nuk mund të përçani popullin i cili ka votuar më 14 shkurt”.

“S’mund ta përçani popullin me kinse unë jam kundër UÇK-së. Se a  kam qenë UÇK pyete Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën – dy komandantat të tregojnë. Ama, pushoni me këtë idenë e përçarjes dhe ndarjes. Dëshirën e juaj mos ma përshkruani si fakt mua”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…