Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

25 shtator 2021 | 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas djegiës së Qendrës së Regjistrimit të veturave në Zubin Potok dhe vendosjes së mjeteve shperthyëse në qendren e regjistrimit civil në Zveçan në veri të vendit.

Kurti ka theksuar se hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme.

“Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen.

“Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me Covid-19,…