Kurti sheh nga afër flotën e kamionëve ushtarakë – 10 të blerë dhe 5 donacion

12 mars 2024 | 13:26

Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë parë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional “RheinMetall MAN HX2 – 8X8” të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Kamionët ushtarakë “RheinMetall MAN HX2” janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, dhjetë janë blerë me buxhet të shtetit, ndërsa pesë janë donacion.

Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.

Kamionet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur…