Kurti shkon për ngushëllime te familja e Adem Mikullovcit

17 shtator 2020 | 21:28

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me disa anëtarë të Kryesisë kanë shkuar për ngushëllime tek familja e Adem Mikullovcit.

Këtë e ka bërë të ditur Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se jeta dhe vepra e bacës Adem do të kujtohen gjithmonë.

“Sot, së bashku me kryetarin Kurti, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi dhe kryesuesin e Këshillit të Përgjithshëm Hydajet Hyseni ishim për vizitë për të shprehur ngushëllimet tona tek familja Mikullovci për vdekjen e artistit të madh dhe aktivistit e deputetit, Adem Mikullovci. Jeta dhe vepra e bacës Adem do të mbeten përherë të kujtuara dhe ndjekura nga ne si rrugë e një jete të dinjitetshme dhe me parime të pathyeshme. Lavdi!”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka kaluar në epërsi në raundin e dytë kualifikues…