Kurti shkon për ngushëllime te familja e akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi

29 janar 2024 | 15:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me deputetë të Kuvendit e aktivistë, vizitoi për ngushëllime familjen e profesorit dhe akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi.

Duke shprehur ngushëllimet e tij, kryeministri Kurti tha se profesor Feriz Krasniqi jetoi për arsimin dhe shkencën.

“Ai do të kujtohet gjithmonë me ndjenja të thella respekti dhe mirënjohje që me aq përkushtim i udhëhoqi proceset e ndërtimit dhe ngritjes së Universitetit të Prishtinës në dekadën e parë të tij, dhe me mbresa pozitiviteti dhe dashamirësie, si një akademik me integritet dhe dinjitet të lartë”, shtoi kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka  zhvilluar…