Kurti: S’kam kushërinj të punësuar në qeveri

27 maj 2021 | 16:45

Pas ankesave të deputetëve të PDK-së dhe LDK-së se nuk po u jepet fjala në seancën e Kuvendit, ka reaguar kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk është i interesuar që askujt të ia ndal fjalën.  “Ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, ne duam ta ndalim hajninë, dhe ne kemi ardhur në qeverisje për ta ndalë hajninë.  Folni sa të doni, s’ka kurrfarë problemi. Është interesante qysh njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën dhe flasin thonë se s’po kam mundësi me fol”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka kushërinj  nëpër institucione publike. “Diagnoza jonë ka qenë e qartë, Republika e Kosovës ka elemente të shtetit të kapur.  Ajo që është e të gjithëve dhe bëhet veç e dikujt ajo është hajni. S’ka kushërinj të mi nëpër institucione. Çështja e akuzave të llojit, se s`po e shuani AKP-në, por po e emëroni një bord tjetër, janë faza të këtij procesi”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saul Niguez mund të largohet nga Atletico Madrid pas 12…