Juve në aksion për yllin e Atleticos

27 maj 2021 | 16:35

Saul Niguez mund të largohet nga Atletico Madrid pas 12 vitesh.

Pavarësisht fitores së La Ligas në javën e fundit të kampionatit, mesfushori spanjoll duket se ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij më “Colchoneros”.

Sipas “Marca”, në gjurmët e tij është vënë Juventus. Klubi bardhezi duket se është në pole position për mesfushorin, i cili do ta mbyllte kështu karrierën tek Atletico Madrid pas 337 ndeshjesh dhe 43 golash.

Pengesa e madhe për Juventus, përveç kërkesave të Atleticos, është rroga e lartë e lojtarit. Saul ndiqet edhe nga Manchester United, PSG dhe Bayern Munich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për…