Kurti nuk do të takohet sot me Mustafën

12 dhjetor 2019 | 12:28

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot nuk do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafës.

Kurti ka thënë se ende nuk ka ndonjë rezultat konkret sa i përket arritjes së një koalicioni potencial me LDK-në.

“Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur t’i kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja, nuk ka rezultate konkrete. Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 dhjetori, na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi që u raportua se dy skuadrat e mëdha italiane,…