Kurti sulmon dhe fajëson opozitën, tenton t’i ikë përgjegjësisë për presidentin

27 prill 2026 | 18:24

Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, është shprehur se ka pasur gatishmërinë dhe interesim për të gjetur zgjidhje lidhur me këtë çështje.

Ai foli për kompromisin, duke thënë se duhet të jetë demokratik dhe jo siç tha, pazar për të rehatuar figura politike.

“Marrëveshja politike dhe kompromisi mes partive politike për koalicion qeverisës është gjëja më normale në demokraci. Por, kompromisi në një demokraci, duhet të jetë demokratik. Kompromisi nuk është pazar që lidhet për të rehatuar figura politike”.

“Kompromisi i vërtetë, ai i cili u shërbën qytetarëve ndërtohet mbi dy shtylla të panegocioueshme, së pari mbi respektin për rezultatin e zjedhjeve, pra respektin e vullnetit të qytetarëve dhe peshës politike që ata i kanë dhënë secilit subjekt subjekt politik dhe së dyti mbi përgjegjësinë institucionale dhe demokratike e cila rrjedhë nga angazhimi publik dhe nga fakti se je përfaqësues i zgjedhur i popullit”, tha ai.

Kurti përmendi edhe rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se ai duhet të repsketohet dhe se kjo nuk është nënshtrim.

Fjalë “nënshtrim”, sipas kryeministrit është keqpërdorur nga opizita, duke thënë se kompromision e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk mjafton vetëm të pranohet, rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet dhe respektimi i rezultatit nuk është nënshtrim, një term tjetër i keqpërdorur nga opozita në këtë sallë e jashtë saj. Nëse ka një nënshtrim, ai është ndaj verdiktit të qytetarëve, të cilët me votë kanë përcaktuar peshën e cilit subjekt politik, duke përcaktuar edhe sjelljen parlamentare”.

“Pikërisht për shkak të keqkuptimit të fjalës “nënshtrim”, opozita kompromisin e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve. Kompromisi është marrëveshje që reflekton realitetin e mandatit zgjedhor duke u dhënë të tjerëve atë që u takon sipas peshës së tyre elektorale”, u shpreh Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përsëritur se tema për…