Kurti sulmon mediet: Disa janë të ish-regjimit dhe të oligarkëve
16 prill 2025
| 11:06
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka eskaluar në mbledhjen e qeverisë me gjuhë të ulët ndaj medieve.
Kurti ka thënë se disa medie janë të ish-regjimit dhe të oligarkëve.
“I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa mediave të ish-regjimit e të oligarkëve që madje kanë shkuar aq larg sa kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës, atdheu ynë, po ecën përpara, me ekonomi, demokraci, rend dhe ligj e paqe për të gjithë”, ka thënë Kurti.



