Kurti takohet me bashkëpunëtorin e ish-presidentit Bill Clinton

30 maj 2022 | 13:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale.

Me këtë rast, Kurti e ka falënderuar Hylandin për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e ka sjellë çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë presidentit të Amerikës, Bill Clinton.

Me Hylandin, Kurti ka folur për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin.

Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në ShBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona, u shpreh Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi pati…