Kurti takohet me deputetin zviceran, bisedojnë për mërgatën

24 maj 2021 | 17:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim miqësor, Cedric Wermuth, bashkëpresident i Partisë Socialdemokrate në Zvicër.

Temë e takimit ka qenë mërgata e Kosovës në Zvicër dhe rëndësia e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendit tonë. Gjatë takimit janë vlerësuar lartë marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për Grupin e Miqësisë Kosovë – Zvicër, ku e Wermuth është shprehur i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti.

Ndërsa kryeministri Kurti, e ka falënderuar deputetin zviceran për urimet dhe angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është nënshkruar marrëveshja për furnizimin e Kosovës me…