Nënshkruhet marrëveshja për furnizimin e Kosovës me 10 mijë vaksina nga Kroacia

24 maj 2021 | 17:29

Të hënën është nënshkruar marrëveshja për furnizimin e Kosovës me 10 mijë vaksina nga Kroacia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Naim Bardiqi, kanë takuar ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në takim, ministri Vita ka njoftuar ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.

Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19, të cilat Kroacia i jep Republikës së Kosovës në përkrahje vaksinimit kundër Covid-19.

Në këtë drejtim, ministri Vitia i ka shprehur mirënjohjen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me Covid-19.

Ndërsa ambasadorja Barishiq, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar pati paralajmëruar…