Kurti takohet me Kamberin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

21 qershor 2021 | 13:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe shefin e grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kurti dhe Kamberi kanë biseduar për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi.

Në takim është diskutuar edhe  për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si dhe zvogëlimin e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014.

Mes tjerash Kurti dhe Kamberi kanë diskutuar edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Temë e bisedës ishin edhe dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vjenë.

Takimi me Kamberin është në vazhdën e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven dhe qeveria e tij janë…