Kurti takohet me sekretarin e jashtëm britanik, ja për çfarë biseduan

31 tetor 2022 | 16:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Britani të Madhe.

Me këtë rast, Kurti është takuar me eurodeputetin dhe sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Cleversy ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kurtin, duke thënë se me mysafirin kanë diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve..

“Sot kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përpara Samitit të Procesit të Berlinit. Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve. Marrëdhëniet Britani-Kosovë janë të forta dhe të gjata”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pedagogët në Shqipëri të hënën kanë mbajtur protestën e radhës,…