Kurti takohet me shefin e Kryqit të Kuq në Kosovë, flasin për personat e zhdukur gjatë luftës

10 gusht 2021 | 16:39

Kryeministri  Albin Kurti ka pritur në takim shefin e Kryqit të Kuq, Agim Gashin, ku tema kryesore ishte çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kurti e ka falënderuar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës, në veçanti për mbështetjen e familjeve të personave të pagjetur.

Kryeministri Kurti ka ritheksuar përkushtimin e qeverisë për avancimin e politikave institucionale, përmes të cilave do të ketë trajtim meritor për familjet e të zhdukurve me dhunë, duke pasur prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë.

Mes çështjeve të diskutuara në këtë takim ishte edhe databaza e shqiptarëve të arrestuar në Serbi si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për reformën e burgjeve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonel Messi ka arritur në Paris në aeroportin “Le Bourget”…