Kurti takon ambasadorin e Bullgarisë, bisedojnë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore

05 maj 2021 | 14:25

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Ambasadori Gudjev e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe formimin e Qeverisë.

Me këtë rast, ai ka theksuar mbështetjen e Republikës së Bullgarisë, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, për Republikën e Kosovës, në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, si dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndërsa kryeministri Kurti ka vlerësuar përkrahjen e shtetit bullgar për Kosovën, duke e quajtur Bullgarinë, mike të Kosovës.

Më tutje, ai ka vlerësuar raportet e mira ekonomike, duke kërkuar që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve të rritet.

Në takim është vlerësuar edhe siguria e rajonit, ku u theksua nevoja për bashkëpunim të shtuar në mes të dy vendeve, në parandalimin e aktiviteteve nga akterë që kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe cenimin e paqes dhe sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Lei Kraja së fundmi po shijon pushimet…