Kurti takon Sarrazin: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre, gjë normale

27 maj 2023 | 16:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kryeministria ka njoftuar se në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po instrumentalizon…