Osmani: Beogradi po instrumentalizon serbët në veri për të krijuar vakum institucional

27 maj 2023 | 16:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po instrumentalizon popullsinë lokale serbe në veri të Kosovës, që sipas saj, “të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie”.

“Presidentja ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakuum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie”, ka njoftuar Presidenca.

Këto deklarata Osmani i bëri gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi mes Osmanit dhe Sarrazinit vjen një ditë pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë në veri të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar klubit basketbollistik "KB…