Kurti: Tash e tri vjet qytetari e ndjen që qeveria nuk e vjedh atë

14 prill 2024 | 16:34

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qytetarët janë duke jetuar me progresin që po bënë qeveria e drejtuar nga ai.

“Qytetarët po e jetojnë, po e përjetojnë progresin. Tash e tri vjet qytetari e ndjen që qeveria nuk e vjedh atë. Por qytetari duhet të ndjejë e ta përjetojë edhe drejtësinë t’ia japë hakun. Progresit i nevojitet drejtësia. Drejtësisë i nevojitet progresi. Qeveria progresin, gjyqësori drejtësinë, kështu janë shtyllat e një shteti demokratik ku pushtetet janë të ndara, por nuk mund të kemi qëndrueshmëri nëse secila shtyllë nuk është shtyllë që e mban shtetin për të mirën e shoqërisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se avancimi dhe progresi brenda vendit është përcjellë njëkohësisht edhe me përmirësimin e imazhit dhe forcimin e sovranitetit jashtë.

“Koha kur qytetarët e Kosovës ishin më të izoluarit në Evropë mori fund në janar të këtij viti me liberalizimin e vizave që solli lirinë e lëvizjes dhe forcimin e pasaportës. Nga 1 janari pasaportën e Republikës së Kosovës e njeh edhe Spanja. E liria e lëvizjes vetëm sa shtoi dashurinë për vendlindjen ashtu siç e kishim parashikuar ne pasi tani kemi më shumë qytetarë që kthehen sesa që shkojnë. Mbase, në fund të vizitave, qytetarët po kthehen bashkë me bashkë-familjarët tanë nga mërgata dhe po sjellin edhe vizitorë të huaj, miq të tyre për të shijuar bukuritë e Kosovës e për të parë një shoqëri e kulturë sa të lashtë gjithashtu edhe dinamike në aktualitet”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori italo-braizlian, Jorginho do të largohet nga Arsenali dhe në…