Kurti thotë se do të themelojë zyrë për Luginën, e harron zyrën e themeluar nga Hoti

20 shtator 2022 | 14:18

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar dje se në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në Luginë për mbrojtjen e avancimin e të drejtave të tyre, do ta themelojë Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Por ndaj këtij paralajmërimi ka reaguar ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili thotë se më 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej në atë kohë nga Avdullah Hoti ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj zyre.

“Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta. Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”.

“Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi më 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara”, ka shkruar në “Facebook” Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se beson se…