Kurti u bën thirrje sulmesve të dorëzohen

24 shtator 2023 | 12:43

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në një konferencë për medie rreth situatës në veri ku edhe u vra një polic i Kosovës sot.

Kurti u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen.

“Unë iu bëj thirrje që të gjithë atyre edhe si formacion edhe si individë që t’i dorëzohen organeve të sigurisë, të cilët kanë vendosur perimetrin rreth atyre në Banjskë”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se të barrikaduar brenda Manastirit kanë mbetur 30 persona, të cilët janë të armatosur me armë jo të zakonshme, të cilat nuk i takojnë organeve të sigurisë së Kosovës.

Këta persona i ngjajnë një formacioni,  i cili ka ardhur të luftoj në Kosovë.

I pari i ekzekutivit ka thënë se këta posedojnë edhe zolla edhe autoblinda të stacionuar para Manastirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për…