Kurti u “informua nga AKI” për planin për atentat ndaj tij

19 shtator 2022 | 15:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se ka pasur një plan për atentat ndaj tij në vitin 2021.

“Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Në bazë të raportimeve të mediave në Shqipëri, njësia kundër-terrorizmit e Policisë së Kosovës kishte marrë informacione nga burime të inteligjencës për kërcënime për vrasjen e tre personave: Albin Kurti, Xhavit Haliti dhe Ismet Haxha.

Haliti, deputet i subjektit opozitar Partisë Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se ka pranuar informacione për kërcënime ndaj jetës së tij.

Ndërkaq, Ismet Haxha është ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Vrasja e këtyre tre figurave ishte planifikuar me qëllim, të siç thuhet në dokumentin të cilit i referohen mediat në Shqipëri, “të destabilizimit të Kosovës”.

Sipas raportimeve, Prek Kodra, shtetas i Shqipërisë, dyshohet se ka planifikuar vrasjen e tyre. Ai po ashtu, sipas një dokumentit, ka qenë i dyshuar për përfshirje në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit dhe prindërit e komunës së Pejës përmes një marshi…