Kurti: Ushtrinë e kemi më të fortë dhe më të përgatitur

22 mars 2024 | 15:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenuar me atë që qeveria e tij ka bërë në fushën e mbrojtjes.

“Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Sepse buxhetin e ka dyfish më të lartë, investimet në armatim i ka trefish më të madha. Ndërkaq, në kazerma ka 1 852 ushtarë më shumë, plus 600 rekrut të tjerë sivjet, përveç pajisjeve ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie, ku ka prezantuar punën e qeverisë së tij gjatë 3 viteve.

Ai ka thënë se Kosova e ka ushtrinë më të përgatitur se kurrë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,…