Kurti: Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radojçiq

19 tetor 2021 | 11:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot, sesa kurdo herë tjetër që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë e bëri Kurti, pas akuzave të Haradinajt, se ekziston një plan për ta dorëzuar veriun nga dy operacionet e fundit.

“Asnjë barrikadë nuk ka në Veri, a ka shumë punë e sfida? Po, se janë të trashëguara, por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radojçiqi, atëherë ka qenë i rrezikuar, nuk e rrezikon veriun policia, veriun e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanë të të gjitha ngjyrave, dhe kjo ka ndodh në korrik të vitit 2018 ”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Almir Ajzeraj kanë paralajmëruar se…