Kurti: Vetëvendosje e përkrah nismën për rrëzimin e qeverisë

16 prill 2018 | 21:17

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se LV-ja do ta përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Një qeveri me 52 deputetë nuk do të duhej të qeverisë me vendin, funksionimi i saj është praktikisht i pamundur në shtetin e Kosovës që është republikë parlamentare. Ne jemi të interesuar që kjo qeveri të rrëzohet”, ka deklaruar ai për “T7”.

Kurti ka thënë se janë të gatshëm të mbështetin mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, porse fillimisht do ta harmonizojnë tekstin.

Për rrëzimin e Qeverisë aktuale tash e disa javë është duke bërë plan Lidhja Demokratike e Kosovës për çka ka kërkuar mbështetjen edhe të VV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativën e eurodeputetit Igor Šoltes, raportuesit në Parlamentin Evropian…