Kurti vizitoi Doganën e Kosovës, njoftohet për zbatimin e masave të para reciproke me Serbinë

03 prill 2020 | 15:34

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka vizituar Doganën e Kosovës ku takoi u.d. i drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Ibrahim Xhaka dhe bashkëpunëtorit e tij.

Gjatë këtij takimi, Xhaka e ka njoftuar Kurtin lidhur me mbarëvajtjen e punës së Doganave pas situatës së krijuar nga COVID 19 dhe në të njëjtën kohë, mbi zbatueshmërinë e vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë.

Sipas raporteve të Doganës, ky vendim është duke u zbatuar në përpikëri që nga dita e hyrjes në fuqi.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ritheksuar se reciprociteti buron nga parimi i barazisë, dhe se me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po ndërtojmë gradualisht kapacitetet për zbatim efikas të tyre.

Ai ka falënderuar Doganën e Kosovës për punën e saj dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës, si dhe i ka uruar punë të mbarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se…