Kurti vlerëson lart lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën

23 shtator 2022 | 16:14

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për shtetin dhe popullin austriak, për mbështetjen dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ai ritheksoi se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti vlerësoi lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën.

Në veçanti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit publik “Kadri Zeka” prof. dr. Bajram Kosumi…