Kurti: Vullneti i qytetarëve është në kuti, tani sytë veshët janë te komisionerët dhe vëzhguesit

07 qershor 2026 | 19:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve.

Ai ka bërë me dije se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i subjektit “Guxo”, Faton Peci ka dal me një…